Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Kosova

Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:24
Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit  

Në njoftim bëhet e ditur se rruga është e pakalueshme deri më 23 tetor.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. ​Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.

Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat