456 raste aktive me Koronavirus

Kosova

456 raste aktive me Koronavirus

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:11
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi të dielën se ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,283 mostrave. Prej kësaj shifre, i bie që 0.55 për qind e personave të testuar, kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orëshin paraprak, sipas autoriteve nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirus.

Sipas MSH-së, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 21 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 456.

Në Kosovë, të shtunën më 23 tetor, kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, ku parashihet ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Po ashtu, është zgjatur edhe orari i punës së gastronomisë deri në ora 23:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat