​Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

​Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët në vijim mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat