Haradinaj: Me Bekën, Istogu do të ketë më shumë shpresë e mundësi zhvillimi

Kosova

Haradinaj: Me Bekën, Istogu do të ketë më shumë shpresë e mundësi zhvillimi

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:37
Bekë Berisha dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut ta votojnë Bekë Berishën.

Sipas Haradinajt, Bekë Berisha me kontributin e tij shumëvjeçar, ka dhënë plot dëshmi se Istogun e ka prioritet të angazhimit të tij.

Postimi i plotë:

Bekë Berisha me kontributin e tij shumëvjeçar, ka dhënë plot dëshmi se Istogun e ka prioritet të angazhimit të tij.

Beka e ka ofertën më të mirë programore si dhe është përbashkues e bashkëpunues me të gjithë.  Besoj se me qeverisjen  e tij, Istogu do të nis një etapë të qeverisjes së mirë e të ndryshimit të shumëpritur.

Me Bekë Berishën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi, më shumë shpresë.

Ju ftoj që këtë të diel ta votoni numrin 121.

Me fat për Istogun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat