​AAK raporton për incidente zgjedhore në Junik

Kosova

​AAK raporton për incidente zgjedhore në Junik

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:29
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se është informuar për disa incidente që sipas tyre kanë ndodhur në komunën e Junikut.

“Fatkeqësisht, duhet t’ u informojmë për disa incidente, në Junik është regjistruar një person nga LDK i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, një info tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisionar të AAK , dhe kandidati për kryetar të komunës nga LDK në Junik është ndaluar nga policia sepse në qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës përkatësisht menaxheren e qendrës së votimit”, ka thënë Besnik Tahiri nga AAK. 

Tahiri ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat