Bulliqi: Do të punoj për të gjithë llapjanët pa asnjë dallim partiak

Kosova

Bulliqi: Do të punoj për të gjithë llapjanët pa asnjë dallim partiak

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:10
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se do të punojë për të gjithë llapjanët pa asnjë dallim partiak.

Ai ka theksuar se ka pritur që në raundin e parë të zgjedhjeve të fitojë në komunën që e drejtonte edhe para 14 nëntorit.

“I uroj të gjithë qytetarët tonë për përmbylljen me sukses të procesit zgjedhor, i falënderoj edhe një herë për besimin e dhënë. Unë sot e tutje për këtë mandat do të jem kryetar për të gjithë qytetarët e Gollkaut, me qëllim që t’u përmirësojë kushtet dhe t’i plotësojë nevojat e tyre”.

“Ne kemi pasur dhjetë muaj të qeverisjes tonë jo të lehtë, por të përkushtuar maksimalisht që punët dhe detyrat t’i përfundojmë ashtu siç është më së miri. Unë dhe ekipe ime kemi përmbushur të gjitha kërkesat, si dhe kemi arritur t’i realizojmë edhe disa gjëra që kanë qenë shtesë jashtë atyre kërkesave”.

“Prandaj, afërsia me qytetarin, respekti për ata dhe angazhimi maksimal për t’i kryer nevojat dhe për t’u dalë në ndihmë kërkesave të qytetarëve është çelësi i këtij suksesi.

“Faktikisht, kam pritur që në raundin e parë do të mbyll këtë rezultat me fitore, sidoqoftë asnjëherë nuk kam vënë dyshim në suksesin tonë”, ka thënë Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat