Bie interesimi për vaksinim, në 24 orët e fundit u dhanë më pak se 2 mijë vaksina

Kosova

Bie interesimi për vaksinim, në 24 orët e fundit u dhanë më pak se 2 mijë vaksina

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Ilustrim

1 mijë e 760 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani janë administruar 1 milion e 601 mijë e 129 vaksina.

847 mijë e 689 persona kanë marrë një dozë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat