PZAP-ja anulon votat me postë në Dragash

Kosova

PZAP-ja anulon votat me postë në Dragash

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar votat me postë në Dragash.

PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që fletëvotimet e anuluara të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 nëntor.

Kjo erdhi pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani më 17 nëntorë bëri ankesë në PZAP pasi pretendonte se në raundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat