​28 Nëntori festohet duke dhuruar gjak

Kosova

​28 Nëntori festohet duke dhuruar gjak

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tash e pesë vite për çdo 28 Nëntor banorët e fshatit Pjetërshticë të Shtimes, bëjnë dhurimin vullnetar të gjakut, por ky vit është ende më i vecantë, pasi i dedikohet pjesëtarit të iniciativës vullnetare të këtij fshati, Semedin Dugolli, i cili ndërroi jetë nga virusi Covid-19.

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kujton veprat e mira të Samedin Dugollit, ku thekson se ai ishte njëri që ka bërë shumë për këtë iniciativë dhe asnjëherë nuk ka kërkuar diçka në këmbim.

Ismajli: Dhuroni gjak sepse nevojat janë shumë të mëdha

“Të gjitha aksionet e dhurimit të gjakut janë shumë të rëndësishme dhe të veçanta. Por aksioni i dhurimit të gjakut është përtej asaj humanitar sepse sot nevojat më të mëdha janë për gjak për faktin se është një produkt që nuk prodhohet. Dhe një mënyre e tillë nga organizimi dhe zgjedhja e 28 Nëntorit si dite e bëjnë këtë aksion madhështor. Këtë vit ka një veçanti sepse i dedikohet një bashkëthemeluesit të kësaj iniciative, një mikut tonë jo vetëm mik i juaji, ai ishte miku jonë, i cili dha kontribut shumë të madhe edhe ne themelimin e iniciativës, edhe në aksionet e përgjithshme që kanë qenë”, ka thënë ai.

Faik Ramadani nga Iniciativa Vullnetare Pjetërshticë, tha se aktivistin e ndjerë të kësaj iniciative Semedin Dugolli, do ta kujtojmë si një bashkëthemelues.

Ramadani: Semedin Dugolli shembull se si duhet dhe si nderohet shoku e miku

“Ne e kemi shumë të vështirë të flasim për shokun tonë të dashur sepse përveç që ishte një humanist i madh, ai për ne ishte edhe udhërrëfyes i të gjitha të mirave. Për ne ka qenë mësues dhe këshillues për veprat e sjelljet njerëzore. Ishte praktikues dhe shembull se si duhet dhe si nderohet shoku e miku”, ka thënë ai.

Iniciativa Vullnetare e Pjetërshticës kujton edhe aktivistë të shumtë që më nuk janë ne mesin e tyre.

Drejtoresha e Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi tha se kjo ditë kësaj radhe i dedikohet humanistit të devotshëm, Semedin Dugolli.

Zhubi: Dite kjo që shënon në mesin e shumë aktiviteteve edhe aktivitetin e dhurimit vullnetarë të gjakut

“Dite kjo që shënon në mesin e shumë aktiviteteve edhe aktivitetin e dhurimit vullnetarë të gjakut i cili kësaj radhe për hatër të 5 vjetorit të dhurimit vullnetarë të gjakut i është dedikuar në shenjë falënderimi dhuruesit dhe promovuesit vullnetarë të gjakut dhe humanistit të devotshëm të gjakut, zotëri Semedin Dugollit”, ka thënë ajo.

Bukurije Zhubi ndau mirënjohje për familjen Dugolli, kryetarin Naim Ismaijli, Iniciativën Humanitare të Pjetërshticës dhe një përfaqësuesit të Batalionit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat