Hasani: FSSHK-ja vendos të hënën për grevën radikale

Kosova

Hasani: FSSHK-ja vendos të hënën për grevën radikale

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Xhemajl Hasani

Xhemajl Hasani, nënkryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, foli për grevën që po mbajnë institucionet shëndetësore, ku tha se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria, do të detyrohen të intensifikojnë grevat në forma radikale.

“Ne do ta marrim vendimin ditën e hënë dhe format e manifestimit të pakënaqësisë sonë do t’i shprehim pas mbledhjes. Aty do të marrim vendimin se a do të vazhdohet greva apo jo”, tha Hasani.

“Kemi kërkesa nga anëtarësia e organizatës sindikale që të bëjmë grevë në forma radikale. Ato janë të padëshirueshme për udhëheqësit”, shtoi tutje Selmani.

I pyetur për revoltën e qytetarëve për shkak të mosshërbimit nga ana e stafit shëndetësor, nënkryetari i FSSH-së tha se faj për këtë mban qeveria.

“Neve na vjen keq dhe u kemi kërkuar falje, por fajet për mosshërbimet i ka qeveria sepse qeveria jonë duhet të reflektojë, pakënaqësia jonë është legjitime”, u shpreh Selmani.

“Sipas përgatitjes shkollore, nuk duhej të ishin më lart se ne as prokurorët e as gjyqtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat