Për 24 orë vaksinohen dy mijë e 777 qytetarë

Kosova

Për 24 orë vaksinohen dy mijë e 777 qytetarë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covid-19 dy mijë e 777 qytetarë.

Sipas MSH-së, Deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 765 mijë e 669 persona.

Kurse me dozën e parë 858 mijë e 915.

Kurse që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë administruar gjithsej një milionë e 624 mijë e 584 doza ta vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat