Mjeku nga Drenasi i shkruan letër Ramiz Lladrovcit, publikon foto duke ndezur stufën

Kosova

Mjeku nga Drenasi i shkruan letër Ramiz Lladrovcit, publikon foto duke ndezur stufën

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:57
Halit Bujupi

Mjeku nga Drenasi, Halit Bujupi, i ka shkruar letër publike kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ku i tregon për gjendjen e vështirë që gjendet shëndetësia në këtë komunë.

Mjeku ka publikuar një foto duke ndezur stufën dhe i thotë Lladrovcit se nuk është kjo punë e tij, andaj kërkon që kushtet e punës të përmirësohen.

Postimi i mjekut:

Letër publike Ramiz Lladrovci .

I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit.

Për gjendjen në shëndetësi dhe problemet e saj i kam shprehur disa herë në menyrë publike dhe në menyrë zyrtare.

Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objetit shëndetësor.

Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës.

Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit.

Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat