​5 pacientë të spitalizuar me Covid-19 pozitivë

Kosova

​5 pacientë të spitalizuar me Covid-19 pozitivë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Ilustrim

Pesë pacientë janë të spitalizuar me COVID-19. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), duke bërë të ditur edhe se 30 pacientë janë në trajtim si raste pas COVID-19.

10 pacientë raportohet të jenë me oksigjenoterapi, kurse një në mjekim intensiv.

“5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 30 të tjerë janë në trajtim si raste pas Covid-19. Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat