Deputetja e AAK-së: Komuna nga vij, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës

Kosova

Deputetja e AAK-së: Komuna nga vij, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:26
Albana Bytyqi

Albana Bytyqi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për miratimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot me nguti të habitshme, me tejkalim të procedurave të rregullores së Kuvendit, Qeveria Kurti e miratoi buxhetin e vitit 2022. Ky buxhet shpërfaq qasjen autoritare dhe të ndarjes së thellë politike që Qeveria Kurti po ia bën qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Bytyqi.

Ajo tutje ka thënë se “Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm”.

Reagimi i saj:

Sot me nguti të habitshme, me tejkalim të procedurave të rregullores së Kuvendit, Qeveria Kurti e miratoi buxhetin e vitit 2022. Ky buxhet shpërfaq qasjen autoritare dhe të ndarjes së thellë politike që Qeveria Kurti po ia bën qytetarëve të Kosovës.

Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm.

Edhe më fyese është që edhe ata që janë bërë deputet me votat e qytetarëve të Suharekës, e mbështetën dhe e votuan buxhetin e vitit 2022 dhe me ketë e votuan edhe privimin e komunës tonë nga çdo cent të buxhetit të Kosovës.

Suhareka është komunë që gjithmonë ka kontibuar dhe e ka dhënë maksimumin për Kosovën në çdo proces të rëndësishëm. Suhareka sot e mbush arkën e shtetit përmes bizneseve të suksesshme. Suhareka ka vetëdije kolektive inteligjente dhe do ta ketë në memorje çdo veprim pa të drejtë kundër qytetarëve të saj.

Qytetarët e Suharekës jo vetëm që nuk do të dorëzohen por do të aktivizohen dhe do të dalin edhe më të fortë.

Qeveria Kurti, faleminderit që na rikujtuat sa shumë sakrifica kemi bërë dhe ende do të na duhet të bëjmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat