Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikojë që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë celsius.

Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat