314 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

314 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 07:49
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 314.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,989 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat