Edhe nesër vranët dhe me shi

Kosova

Edhe nesër vranët dhe me shi

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:51
Ilustrim

Ditëve vijuese parashihet mot pak më dinamik, periudhat e qetësisë do të jenë më dominante, me ç’rast ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta por edhe shumë të dobëta.

Vetëm në pjesët ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror ditën indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

27.12 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje shiu. Orëve të mëngjesit reshje më intenzive shiu priten në perëndim të vendit. Në vise të larta malore edhe borë.

28.12 – Kryesisht me vransira. Në vise të ulëta mjegull ose vransira të ulëta.

29.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

30.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite reshje të dobëta shiu.

31.12 – Në mëngjes ngrica. Ditën vransira e diell dhe më butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat