Mulliqi: Të triumfojmë ndaj forcave të errëta

Kosova

Mulliqi: Të triumfojmë ndaj forcave të errëta

Nga: Skënder Mulliqi Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:14
Skënder Mulliqi

Të gjithë duhet të japim kontributin për Kosovën. Të kontribuojmë që vendi ynë të bëhet shumë më i bukur dhe shumë më i lumtur.Të triumfojmë ndaj forcava të errëta. Të fitojmë që mos të na përseriten më kurrë tragjeditë tona kombëtare. Mos të na përseriten tragjeditë nga e kaluara historike.

Të bëhemi një, duke i bërë kështu krah Kosovës. Të gjithë vendet tjera duhet të respektohen, por në zemer të mbahet gjithmonë Atdheu. Të mbahet fortë në zemër flamuri ynë me shqiponjën dy krenare si simbol i qëndresës tonë historike.

Për ne, Kosova, Shqipëria, dhe të gjitha trojet etnike janë një dhe janë të pandashme. Sa më parë që të kuptojmë këtë gjë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne! Nuk na duhet errësira, na duhet dita dhe drita me diell.

Të jetojë përjetësisht ILIRIDA... !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat