​Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, 8 të dënuara nisin trajnimin për punimin e stolive të filigranit

Kosova

​Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, 8 të dënuara nisin trajnimin për punimin e stolive të filigranit

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:01
Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, tetë të dënuara kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit.

Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu ka shkruar se trajnimi do të zgjasë një vit dhe po mbahet nga trajnerë të jashtëm, ndërsa po mbështetet nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.

“Përmes kësaj mbështetje, grave të mbajtura në këtë Qendër do t’u mundësohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre përmes aftësimit profesional edhe në kultivimin e zejes së filigranit”, ka thënë ajo.

Sipas ministres Haxhiu, angazhimi i grave të dënuara në këtë zeje, përveçse do të ndikojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve në vend, do të rrisë aftësitë e tyre profesionale dhe mundësitë për t'u punësuar pas lirimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat