Nesër shumë ftohtë, por kjo është dita kur rriten temperaturat

Kosova

Nesër shumë ftohtë, por kjo është dita kur rriten temperaturat

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Kthjellime ditëve të ardhshme. E enjta dita më e ftohtë gjatë javës. Nga e premta temperaturat në rritje, parashikon “prishtina Weather”.

Dita e enjte edhe po pritet të jetë më e ftohta gjatë kësaj jave me temperaturë minimale që mund të zbres edhe deri në -10C, me shpërndarjen e vranësirave, që më pas krijojnë kushte për kthjellime gjatë ditës. Kthjellime priten edhe gjatë ditës së premte me temperatura në rritje.

Ditën e shtunë do të ketë vranësira kalimtare, që mund të japin gjasa për rrebeshe të shkurta bore në pjesë verilindore të vendit. Ditën e diel sërish me kthjellime, e të hënën vranësirat fillojnë të shtohen. Orëve të mëngjesit edhe priten mundësi për mjegull dhe ngricë përgjatë ultësirave.

Periudhat më të zgjatura të qetësive dhe fushat e presionit të lartë mbi rajon, edhe krijojnë kushte që ndotësit ajror të mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes dhe në koncentrime të rritura. Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë edhe kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës mund të kaloj në vlera të pranueshme.

Datat:

13.01 – Shumë ftohtë, kryesisht kthjellët e me diell.

14.01 – Orëve të mëngjesit ftohtë e me vranësira kalimtare. Ditën me kthjellime.

15.01 – Pjesërisht vranët, me ngrica në mëngjes. Orëve të mëngjesit nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të shkurta bore në verilindje të vendit.

16.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull e ngrica. Ditën kryesisht me kthjellime.

17.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, e ditën vranësirat do të shuhen.

Temperaturat pas rënies ditën e enjte, më pas do të jenë me tendencë të rritjes në të dy vlerat ekstreme. Minimalet rriten nga -8C deri në -3C e -2C ditën e hënë, derisa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 5C e 6C ditën e premte dhe shtunë, e ditën e hënë edhe në 8C. Mirëpo këto temperatura mund të jenë më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull.

Era qetësohet, e do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e enjte, e më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat