Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë

Kosova

Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:25
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj policëve në fshatin Dobërdol.

Bulliqi ka thënë se sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit.

“Kam pranuar informatën se gjatë mbrëmjes në fshatin Dobërdol janë sulmuar me armë zjarri pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit. Me këtë rast e dënoj ashpër sulmin e sontëm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat