Kaq vaksina anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova

Kaq vaksina anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar edhe 6 mijë e 806 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se 44 mijë e 143 persona janë vaksinuar deri tani me dozën përforcuese të vaksinës dhe 10 mijë e 781 me dozën e tretë.

Numri i vaksinave të administruara deri tani në vend ka shkuar në 1 milion e 745 mijë e 974.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës. Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat