12 raste të reja me Covid në Malishevë

Kosova

12 raste të reja me Covid në Malishevë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Malishevë 2 të shëruar dhe 12 raste të reja me covid.

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, ITRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19, në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me pandemi në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar, gjithsejtë 2909 raste, prej tyre 2737 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 87 raste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat