​Nga 1 marsi ushqimi për studentët do të servohet brenda restorantit të mensës

Kosova

​Nga 1 marsi ushqimi për studentët do të servohet brenda restorantit të mensës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:46

Qendra e Studentëve njofton studentët banues se nga data 1 mars ushqimi në mensë do të servohet brenda restorantit të saj.

Për shkak të rekomandimeve të mëhershme nga IKSHPK, MASHT-i dhe MSH për shkak të gjendjes me pandemi COVID-19, shërbimi me ushqim deri më tani në mensë është servuar në formën “merr me vete”.

Vendimi që ushqimi në mensë të servohet brenda restorantit është marrë në kuadër të lehtësimit të masave të Qeverisë së Kosovës kundërCOVID-19.

Masat po shqyrtohen të lirohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat