Policia në Shtime mban ligjërata në shkolla

Kosova

Policia në Shtime mban ligjërata në shkolla

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:13
Pamje nga ligjerata

Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve ka mbajtur ligjërata në shkollate komunës së Shtimes : ‘’LasgushPoradeci’’ në fshatrat Gjyrkovc,Vojnovc,Rashincë, Muzeqinë dhe në shkollën ‘’Skenderbeu’’ në Reçak me temë ‘’Dhuna në familje ’’.

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor, të trajnuar enkas për këto ligjërata.Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje.

Nxënësit e klasave VI,VII,VIII dhe IX –ta, u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familjesi dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.

Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit duke qenë bashkëbisedues.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!

Image
Pamje nga ligjerata
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat