Haliti priti në takim gratë që punojnë në institucionet komunale

Kosova

Haliti priti në takim gratë që punojnë në institucionet komunale

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka organizuar pritje për femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me që rast ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike.

Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka uruar gratë për nder të festës së 8 marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke e çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës.

“Sot në këtë ditë madhështore dëshiroj të ju urojë të gjithë grave kudo që janë ditën e tyre. Një urim i veçantë shkon edhe për nënat tona pa asnjë dallim, fetar e kombëtar”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë, në çështjen e barazisë shoqërore në veçanti të barazisë gjinore duke përmendur edhe punët që ka bërë dhe po bënë kjo komunë në këtë drejtim.

Kryetari Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta.

Përndryshe dhuratën e parë e ka ndarë për një shërbyese civile e cila nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë takim për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai i uroj asaj shërim të shpejt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat