Këto janë rregullat e reja në Liqenin e Batllavës

Kosova

Këto janë rregullat e reja në Liqenin e Batllavës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:45
Liqeni i Batllavës

Janë ndaluar disa aktivitete nëpër liqenet e Kosovës. Ndalimi i peshkimit dhe notit, deponimi i mbeturinave dhe shkarkimi i ujërave të ndotura, janë disa nga ndalesat që janë vendosur në Liqenin e Batllavës.

Por, këto ndalesa të vendosura në tabela janë dëmtuar. Këto vendime i kanë kundërshtuar banorët e Orllanit.

“Noti e peshkimi nuk e ndotin liqenin. Kurse, ato të tjera e ndotin shumë”, thotë Afrim Ibishi për radio televizioni publik të Kosovës.

Ndalesat i kanë kundërshtuar edhe organizatat joqeveritare. Në anën tjetër, nga Kompania Rajonale e Ujësjellëit Prishtina kanë dhënë arsyet e këtyre vendimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat