Sulmohet një oficer korrektues nga një i burgosur në Dyz, detaje nga SHKK

Kosova

Sulmohet një oficer korrektues nga një i burgosur në Dyz, detaje nga SHKK

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:12
Burgu i Dyzit

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz e ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues, duke i shkaktuar kështu lëndime në fytyrë gardianit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Lidhur me këtë ngjarje kanë folur edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Nga ShKK kanë thënë se ndaj të burgosurit është iniciuar rast në polici, teksa oficeri korrektues është dërguar për tretman mjekësor.

“Në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues.  Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qen i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësor”.

Për rasti janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.

“Podujevë, 05.04.2022-15:00. Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar,  mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat