Blakaj: Duhet të ndodhë legalizimi i kanabisit mjekësor

Kosova

Blakaj: Duhet të ndodhë legalizimi i kanabisit mjekësor

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:28
Safet Blakaj

Drejtori i qendrës “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka folur rreth çështjes se a duhet të lejohet legalizimi i kanabisit mjekësor.

Ai ka thënë se në Kosovë duhet të legalizohet përdorimi i kanabisit mjekësor.

“Nuk e diskutoj, në Maqedoninë e Veriut legalizimi vetëm se ka ndodhur, në Shqipëri është duke u folur, ndërsa Serbia e ka refuzuar rreptësisht. Sido që të jetë, nuk paraqet, sipas meje, problem abuzimi, keqpërdorimi ose rritja e përdorimit të drogës, nëse përpunohet ose bëhet për qëllime medicinale, nuk ka me ndiku dhe nuk ndikon”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka deklaruar se legalizimi i kanabisit nuk dihet nëse ka ndonjë efekt në ndalimin e trafikimit.

” E ul trafikimin, pyetja kryesore është se a do ta ulë legalizimi i marihuanës trafikimin? Një kohë është menduar se do ta rrisë në dy-tre vitet e para, por më pas do ta ulë. Pra, nuk vërehet diçka e qartë a e ul apo rrit trafikimin”.

Ai ka theksuar se nëse legalizohet përdorimi i drogave duhet menaxhim që ai të mbahet larg fëmijëve dhe larg duarve të trafikantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat