Tragjike, tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë

Kosova

Tragjike, tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 07:26
Pamje kur FKS gjeti trupin e pajetë në Deiq të Klinës

Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë.

Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.

“Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.

Pasditen e djeshme është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.

Gjithashtu u raportua se jetën e ka humbur edhe një 6-vjeçar si pasojë e rënies në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat