Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 24 maj 2022 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometerologjik mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.

Sot do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat