Ndryshon moti, parashikimi për fundjavën

Kosova

Ndryshon moti, parashikimi për fundjavën

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:22
Ilustrim

Fundjava sjell përkeqësim të motit me shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturës ditën e diel.

Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.

Dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intensive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, megjithëse herë-herë shkaku i koncentrimit më të rritur të pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta. Ditën e shtunë erëra veriore shpërndajnë pluhurin, e cilësia e ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme.

27.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28.05 – Nxehtë e me vranësira. Nga mesdita priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intensive dhe me breshër.

29.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira, në mëngjes me reshje më të dendura shiu dhe bubullima.

30.05 – Pjesërisht vranët, me kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin edhe në 19C e 20C ditën e diel.

Era ndryshon drejtimin në verilindje gjatë fundjavës që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat