Mot i vranët, priten reshje shiu e breshër

Kosova

Mot i vranët, priten reshje shiu e breshër

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 07:14
Ilustrim

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot, kryesisht me vranësira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmjes më freskët.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të sillen nga 18 deri në 29 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat