Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Javën e ardhshme moti do të jetë më me shumë diell, por që dy ditën e para do të jetë të ndryshueshme.

Sipas njoftimit të IHMK-së pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret. Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat