​Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë, ja rezultati

Kosova

​Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë, ja rezultati

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.

Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe - 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%.

Testit të arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat