Si u kapën emigrantët ilegalë brenda një autoambulance në Vermicë?

Kosova

Si u kapën emigrantët ilegalë brenda një autoambulance në Vermicë?

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:20
Arbër Telaku

Sot në pikën kufitare në Vermicë janë kapur gjashtë emigrantë që po kalonin kufirin ilegalisht.

Arbër Telaku, komandant i Policisë Kufitare në Vermicë, tha se emigrantët janë kapur rreth orës 5 e 30, të cilët po transportoheshin me një autoambulancë.

“Rreth 5 e 30, njësitet e stacionit për mbikëqyrje kufitare në Verimicë, gjatë detyrave operative kanë vërejtur lëvizje të dyshimta në brezin kufitar dhe gjersa kanë qenë në vëzhgim të tyre, në hyrje të autostradës është vërejtur një automjet tjetër, që dukej si autoambulancë dhe gjashtë emigrantë të huaj, tre sirianë dhe tre nga Bangladeshi, u futën shpejt në këtë automjet dhe menjëherë kanë reaguar ekipet në terren, është bërë e mundur arrestimi i shoferit dhe ka filluar trajtimi i emigrantëve si viktima të kontrabandimit”, ka thënë Telaku në Info Magazine.

Sipas Telakut ky është rasti i parë, që kontrabandimi i emigrantëve bëhet përmes një autoambulance.

“Është rasti i parë që hasim një gjë të tillë, përndryshe, në të kaluarën kemi pasur raste kur janë kapur shumë persona, që aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar përmes taksive apo furgonave, mirëpo është rasti i parë që janë hasur në një autoambulancë”, ka shtuar ai.

Ai tha se autoambulanca nuk ishte në pronësi të institucioneve por  të një personi civil.

Telaku shtoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq emigrantët kanë kërkuar azil.

“I dyshimti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Emigrantët pas kapjes kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare pra statusin e azilit, me ta është duke u marrë Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të Drejtorisë për Ndihmë në Gjakovë”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat