Degradohet shtrati i Drinit të Bardhë në Rahovec

Kosova

Degradohet shtrati i Drinit të Bardhë në Rahovec

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 09:00 është njoftuar për një rast të ndotjes, degradimit apo shkatërrimit të mjedisit.

Në njoftim thuhet se ka pranuar informata se si pasojë e nxjerrjes së rërës është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë.

“Rahovec 18.07.2022 – 09:00. Pas pranimit të informatave se si pasojë e nxjerrjes së rërës është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë, informatës i janë përgjigjur njësitë policore dhe inspektorët kompetent”, thuhet në raportin e policisë.

Në koordinim me prokurorin kompetent, makineritë janë sekuestruar deri në një vendim tjetër.

Rasti është nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat