Parashikimi i motit për dy ditë

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten dhe të shtunën gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat