Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Kosova

Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot më i nxehtë dhe krysisht me diell. Ndërkohë, nesër priten riga lokale shiu në mëngjes dhe ulje e temperaturave.

Me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet dita e shtunë.  Më vonë në mbrëmje, me afrimin e një fronti të ftohtë paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima kryesisht nga perëndimi dhe veriu i vendit.  Reshje lokale shiu shtrihen mëngjesin e së dieles edhe në pjesë tjera të vendit, të shoqëruara edhe me bubullima.  Depërtimi i masave më të ftohta ajrore edhe sjell mot paksa më të freskët ditën e diel.

Ditëve të para të gushtit do të mbajë mot më stabil me më shumë intervale me diell, dhe jo aq i nxehtë.

Koncentrimi i ozonit sipërfaqësor ditën e nesërme do të jetë në vlera më të rritura, që edhe çon indeksin në vlera të dobëta, e nga dita e diel do të ketë më shumë vransira dhe qarkullim më të mirë ajror, që mban indeksin e cilësisë së ajrit kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

30.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.  Në mbrëmje në veri e perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

31.07 – Më freskët e me erë.  Herët në mëngjes vransira dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.  Ditën vransira e intervale me diell, aty këtu me riga lokale shiu, e deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

1.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

2.08 – Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.

3.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.  Minimalet zbresin edhe deri në 14C të hënën. Maksimalet nga 34C, të shtunën, zbresin në 27C, ditën e diel.  Më pas luhaten përreth vlerave mesatare ndërmjet 28C e 30C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatarisht të fuqishme 5-16m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e më pas gradualisht me tendencë të rritjes.

Image
Temperaturat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat