​Kapet në flagrancë zyrtari policor që kërkoi 800 euro ryshfet për patentë-shofer

Kosova

​Kapet në flagrancë zyrtari policor që kërkoi 800 euro ryshfet për patentë-shofer

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

​Kapet në flagrancë zyrtari policor që kërkoi 800 euro ryshfet për patentë-shofer.

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sonte në flagrancë një zyrtar policor në Pejë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit.

Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 euro nga një qytetar që të njëjtit t’i sigurojë kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë "B" në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat