Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe

Kosova

Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:24
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon edhe të mërkurën shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, borxhi total i bizneseve është mbi 7 milionë euro.

“Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim.

Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU” Prishtina” , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat