​Tenderi për uniformat e policisë, hetuesia siguron dëshmi për mashtrim

Kosova

​Tenderi për uniformat e policisë, hetuesia siguron dëshmi për mashtrim

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:36
Policia e Kosovës

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë trajtuar dy raste që lidhen me fushën e hetimit nga ana e tyre.

Rasti i parë ka të bëjë me një tender të hapur nga policia për furnizim me uniforma të policisë, ku kishin aplikuar disa operatorë ekonomikë.

Hetuesit policorë nga DHKEK-u, nën dyshim për përfshirje në veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, kanë filluar hetimin që ka zgjatur rreth dy muaj.

Bazuar në hetimet e kryera ka ardhur deri te dyshimi se tre operatorë ekonomikë kanë kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, ku janë siguruar dëshmi që do të dërgohen në prokurori.

Ndërsa rasti i dytë ka të dytë ka të bëjë me shitjen e barnave pa banderola të Kosovës në një barnatore.

Pronari i barnatores është shoqëruar në polici dhe i njëjti është intervistuar. Rasti i iniciuar është trajtuar në koordinim me prokuroren kujdestare dhe me aktvendim nga ana e saj rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat