Nesër mot i nxehtë, java e ardhshme me shi e bubullima

Kosova

Nesër mot i nxehtë, java e ardhshme me shi e bubullima

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 22:42
Ilustrim

Mbi vendin tonë edhe të dielën do të mbajë mot i nxehtë, por me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në orët e pasdites. 

Të dielën (nesër) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Sipas Weather Prishtina mot i paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme.

Ditën e martë reshjet edhe mund të marrin veçori të stuhive me shi, erë e breshër.

Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 33 gradë Celsius ditën e ditën e diel, zbresin edhe deri në 27C ditën e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat