Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19

Kosova

Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Situata me virusin COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë e njëjtë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 930 raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, ka pasur 1 rast të vdekjes, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar afër 1,500 pacientë.

Megjithatë, shqetësuese mbetet përqindja e lartë e pozitivitetit të rasteve dhe numri i rasteve aktive në Kosovë.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 65 persona, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet i lartë, 8,702. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat