​Memli Krasniqi kujton heronjtë e rënë në Junik

Kosova

​Memli Krasniqi kujton heronjtë e rënë në Junik

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:34
Heronjtë e rënë në Junik

Heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka, Bedri Shala e Përmet Vula i ka kujtuar sot në përvjetorin e rënies së tyre, kryetari i PDK Memli Krasniqi.

Krasniqi në një postim në facebook ka shkruar se,vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës.

“Sot, me nderimet më të larta kujtojmë heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët dhanë jetën më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut.

Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, për çlirimin e atdheut. Vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat