Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat