Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.

Të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

"Me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme", njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat