​Komandanti i KFOR-it takohet me Komitetin Paralimpik të Kosovës

Kosova

​Komandanti i KFOR-it takohet me Komitetin Paralimpik të Kosovës

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 15:55
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Ferenc Kajari priti sot presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin Daut Tishuki me rastin e anëtarësimit të KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Me këtë rast u diskutua edhe rreth vazhdimit të përkrahjes për sportistët me aftësi të kufizuara dhe në veçanti KPK-në, pasi që KFOR-i e ka mbështetur KPK-në në tetë vjetët e fundit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në organizimin e Lojërave Para Sportive Kosova 2022 në Akademinë Kombëtare të Sigurisë në Vushtrri. 

Emini falënderoi gjeneralin Kajari për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për lëvizjen paralimpike në Kosovë ndër vite dhe e njoftoi atë për anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPN). 

“Ju keni qenë këtu për ne për shumë vite, si në kohë të vështira, kur ishim ende organizatë shumë e vogël, ashtu edhe tani që lëvizja Paralimpike ka bërë përparim të dukshëm. Dua t'ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për gati një dekadë”, tha Emini. 

Gjenerali Kajari shprehu interesimin për të zhvilluar edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it për KPK-në, duke dhënë mbështetje me pajisjen dhe trajnimin e sportistëve paraolimpikë të Kosovës në përgatitje për Lojërat Paralimpike 2024 në Paris.

Emini shfrytëzoi rastin për ta falënderuar gjeneral Kajarin dhe KFOR-in për mbështetjen e personave të verbër në Kosovë. 

Si përgjigje ndaj një kërkese zyrtare nga KPK-ja, KFOR-i kohët e fundit vendosi të përkthejë dhe shtypë shumë nga publikimet e tij në alfabetin Braille, në mënyrë që më shumë informacion rreth aktiviteteve të KFOR-it të jetë në dispozicion për të gjitha komunitetet dhe qytetarët në Kosovë, duke përfshirë personat e verbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat