Moti për pesë ditë, temperaturat minimale bien në 2 gradë Celsius

Kosova

Moti për pesë ditë, temperaturat minimale bien në 2 gradë Celsius

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të mërkurën vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin. 

Të enjten do të mbajë mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme. Të premten serish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Fundjava parashihet të jetë kryesisht e qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. 

Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare, njofton Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat