Prindërit protestojnë sot për kthimin e nxënësve në shkollë

Kosova

Prindërit protestojnë sot për kthimin e nxënësve në shkollë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 06:03
Ilustrim

Sot, Këshilli i Prindërve i shkollës fillore 'Faik Konica' në Prishtinë ka vendosur ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor.

Protesta do të jetë një orëshe ku do të filloj nga ora 12:00 deri në ora 13:00 dhe do te mbahet në oborrin e shkollës.

Po përfundon muaji i parë prej kur nxënësit është dashur që të jenë në bankat shkollore.

Këshilli i Prindërve vlerëson së dëmet nga mos fillimi vitit të ri shkollorë janë të rënda, të pazëvendësueshme dhe të pa riparueshme.

Bartësit më të mëdhenj të këtyre pasojave janë nxënësit.

Prandaj, me anë të kësaj proteste, Këshilli iu bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë situatë që të gjejnë zgjidhje dje, sepse nesër është shumë vonë.

Edhe Avokati i Popullit ditë me herët ka ritheksuar rëndësinë që ka respektimi i së drejtës për organizim sindikal dhe i së drejtës për veprime sindikale, mirëpo në situatën e krijuar, çdo orë e  humbur e mësimit ka pasoja të pandreqshme për fëmijët dhe vazhdimi në mospjesëmarrje në mësim është i dëmshëm në shumë aspekte.

Avokati ka vlerësuar se çdo orë mësimi për fëmijët është i rëndësishëm për përgatitjen e tyre për jetë dhe ngritjen e potencialit të tyre për një të ardhme më të mirë.

Avokati i Popullit ka konstatuar se në situatën e krijuar e drejta për arsim si e drejtë kushtetuese nuk është duke u respektuar, se fëmijëve po ju cenohet kjo e drejtë dhe janë duke u privuar nga e drejta për edukim dhe arsimim, e kjo do të ketë pasoja të rënda për fëmijët dhe për vendin.

Nxënësit duhet të kthehen sa më parë në bankat shkollore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat